Hamasi thotë se pa përfundimin e luftës dhe tërheqjen e Izraelit nga Gaza, nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Këtë deklaratë e bëri zyrtari i organizatës Osama Hamdan.
“Propozimi i Izraelit nuk i përgjigjet përfundimit të luftës dhe tërheqjes nga Gaza dhe nuk është në përputhje me parimet e vendosura nga Biden. Pa një pozicion të qartë nga ana e Izraelit për të përgatitur fundin përfundimtar për luftën dhe tërheqjen nga Gaza, nuk do të ketë marrëveshje”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, SHBA është shprehur se përgjigjia e Hamasit ndaj propozimit të së premtes për armëpushim nuk ka ardhur ende. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha: “Ne jemi duke pritur për një përgjigje nga Hamasi”.
Ai shtoi se drejtori i CIA-s, Bill Burns, do të udhëtojë në Doha për t’u konsultuar me ndërmjetësuesit e Katarit për armëpushimin e propozuar në Gaza./abcnews.al