Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro, teksa rriten shpresat për një armëpushim të ri në luftën Izrael-Gaza. Zyrtarët egjiptianë, të cilët kanë drejtuar bisedimet se bashku me Katarin, thanë se delegacionet nga Hamasi dhe Izraeli pritet të marrin pjesë në negociata.
Një zyrtar amerikan thotë se Izraeli e ka “pranuar pak a shumë” marrëveshjen. Sipas SHBA, pauza gjashtë javore do të sjellë lirimin e më shumë pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.
Presioni për një marrëveshje u intensifikua pas incidentit të së enjtes, jashtë qytetit të Gazës në veri të territorit, ku të paktën 112 civile palestineze u vranë ndërsa turmat nxituan të merrin ushqim nga një autokolone me ndihma për banorët e zonës. Hamasi ka akuzuar Izraelin se ka qëlluar mbi civilët teksa ata përpiqeshin të merrnin ushqim. Por Izraeli tha se shumica e tyre vdiqën te shkelur nga turma, qe krijoi kaos pas te shtënave paralajmëruese nga ushtria.
Pavarësisht deklaratave te para menjëherë pas kësaj ngjarje, për tërheqje nga bisedimet, Hamasi raportohet të ketë thënë se një marrëveshje për një armëpushim mund të arrihet brenda 24 orësh, nëse Izraeli pranon kërkesat e tij. Pritjet për arritjen e një marrëveshjeje u shtuan pasi një zyrtar i lartë amerikan tha se Izraeli nga ana e tij kishte gati një draft kornizë për një armëpushim gjashtë-javor.
Presioni për një armëpushim është rritur edhe pas paralajmërimeve nga organizatat e ndihmës se situate humanitare ne Gaza eshët mjaft e rende se rreth një e katërta e popullsisë aty është ne rrezik vdekjeje për shkak të urisë. /abcnews.al