Për herë të parë Hamasi u kërkon falje banorëve të Rripit të Gazës për vuajtjet që u ka shkaktuar lufta. Përmes një deklarate, organizata palestineze ka kërkuar falje për vështirësitë që ka shkaktuar lufta kundër Izraelit, e cila ka zgjatur gati gjashtë muaj.
Ndërkaq Hamasi përsëriti synimin për ta vazhduar luftën, pasi, sipas tyre, kjo do t’i lejojë palestinezët të arrijnë “fitoren dhe lirinë”.
Hamasi dërgoi një “mesazh falënderimi për popullin” e Rripit të Gazës, “lodhjen” e të cilit e pranoi.
Në të njëjtën kohë, theksoi masat që po përpiqet të marrë për të reduktuar vështirësitë, kryesisht përpjekjet për të “kontrolluar çmimet” në masën e mundshme “duke pasur parasysh sulmin e vazhdueshëm”.
Në total, rreth 33 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor, sipas të dhënave të fundit të Hamasit të premten, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
/abcnews.al