Një breshëri raketash u hodhën nga Gaza drejt zonës së Tel Avivit.
Hamasi konfirmoi sulmin në kanalin e tij Telegram, shkruan Al Jazeera.
Dy persona u plagosën, sipas një shërbimi izraelit të shpëtimit emergjent.
Ndërkaq, Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, tha të premten se e ka mirëpritur dakordimin e Izraelit për pauzë humanitare në ofensivën e tij në Gaza, por duhet të bëhet më shumë.
“Shumë palestinezë janë vrarë. Ka shumë që kanë vuajtur javët e fundit, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dëmtimin e tyre, dhe për të rritur ndihmën që u jepet atyre,” tha Blinken duke folur në Nju Delhi./abcnews.al