Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hamasi ‘gati’ për fazën e dytë të armëpushimit

schedule16:43 - 22 Shkurt, 2025

schedule 16:43 - 22 Shkurt, 2025

Hamasi ka shpallur gatishmërinë për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit.

Këto deklarata nga grupi terrorist i Hamasit, vijnë në ditën e shkëmbimit përfundimtar të burgosurve dhe pengjeve të fazës së parë të armëpushimit.

“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të kaluar në fazën e dytë të marrëveshjes dhe gatishmërinë tonë për të përfunduar një proces gjithëpërfshirës shkëmbimi, i cili do të arrijë një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të plotë të okupimit,” tha Hamasi në një deklaratë.

Faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit synon të sigurojë lirimin e 58 pengjeve të mbetura dhe të diskutojë administrimin e Gazës së pasluftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!