Hamasi: Ende nuk ka marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit

schedule21:48 - 29 Nëntor, 2023

schedule 21:48 - 29 Nëntor, 2023

Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka folur në lidhje me negociatat për zgjatjen e marrëveshjes së armëpushimit – që do të përfundojë këtë mbrëmje.

“Negociatat në Doha Katar në lidhje me zgjatjen e armëpushimit humanitar po vazhdojnë,” tha Mahmoud al Mardawi.

“Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet e armëpushimit sipas asaj që kemi specifikuar dhe pushtimi është ai që vendos pengesat”, shtoi ai.

Ai shtjelloi gjithashtu se përse lirimi i 10 pengjeve izraelitë që pritej sonte nuk kishte përfunduar ende.

Dy ruso-izraelitë tashmë janë liruar, por ne presim edhe 10 të tjerë sonte.

“Vonesa në lirimin e të burgosurve në grupin e gjashtë është shkaktuar nga pengesa logjistike”, tha ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.