Hamasi e cilëson raportin e OKB-së si të rremë: Nuk ka pasur asnjë dhunë ndaj grave

schedule15:45 - 5 Mars, 2024

schedule 15:45 - 5 Mars, 2024

Hamasi ka kundërshtuar raportin e OKB-së dhe mohon kryerjen e krimeve të dhunës seksuale dhe abuzimit ndaj grave izraelite gjatë sulmeve të 7 tetorit.

“Ne e kundërshtojmë me forcë raportin e publikuar nga zyrtari i OKB-së Patten. Raporti, i cili nuk jep asnjë dëshmi, bazohet në “dëshmitë” nga institucionet izraelite, ushtarët dhe dëshmitarët e zgjedhur nga autoritetet okupuese për të provuar këtë akuzë të rreme,” thuhet në një deklaratë nga Hamasi.

“Raporti vjen pas përpjekjeve të dështuara sioniste për të provuar këto akuza të rreme dhe të pabaza dhe për të fshehur raportin e raportuesve të OKB-së se shkelje të qarta të të drejtave të njeriut kanë ndodhur kundër grave dhe vajzave palestineze nga ushtarët sionistë”, theksohet më tej në deklaratë.

Kjo deklaratë vjen pasi ekspertët e Kombeve të Bashkuara thanë të hënën se ka arsye të forta se Hamasi ka kryer dhunë seksuale, përfshirë përdhunime në grup në disa vende në Izrael gjatë sulmit të 7 Tetorit.

Ky ekip, i udhëhequr nga e dërguara e OKB-së për dhunën seksuale në konflikt, Pramila Patten e vizitoi Izraelin nga 29 janari deri më 14 shkurt për të grumbulluar, analizuar dhe verifikuar të dhënat për dhunën seksuale të lidhur me sulmin e 7 tetorit.

“Janë mbledhur gjithashtu edhe të dhëna të hollësishme dhe të besueshme, të cilat mund të jenë tregues i disa formave të dhunës seksuale, përfshirë gjymtimin gjenital, torturën, apo trajtimin mizor, çnjerëzor dhe përçmues”, thuhet në raportin 24-faqësh të OKB-së./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!