Ministra e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, deklaroi se sulme të rënda ajrore kanë ndodhur në Jabalya, në veri të Gazës.
Pamjet e publikuara të mërkurën tregojnë tym të dendur dhe shkatërrim në masë, me njerëz që përpiqen t’i shpëtojnë sulmeve, shkruan CNN.
Sipas Hamasit, të paktën 46 persona ishin vrarë si pasojë e sulmeve izraelite.
Ndërkaq, 110 të plagosur u transportuan në Qendrën Shëndetësore Jabalya. Raportohet se ka ende persona nën rrënoja që priten të shpëtohen./abcnews.al