Hamasi dënon sulmin izraelit në Bejrut: Një përshkallëzim i krimeve të Izraelit në Liban

schedule19:42 - 20 Shtator, 2024

schedule 19:42 - 20 Shtator, 2024

Hamasi lëshoi ​​një deklaratë duke dënuar sulmin “brutal” izraelit në Bejrut të premten, ku u vranë disa persona, mes të cilëve edhe komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil.

Në deklaratë, Hamasi deklaroi se “dënon sulmin brutal dhe terrorist” nga Izraeli, duke shtuar se sulmi i së premtes është “një përshkallëzim i krimeve” të Izraelit në Liban.

Ushtria izraelite konfirmoi vrasjen e Ibrahim Aqil ndërsa shtoi se bashkë me të u vranë edhe disa komandantë të tjerë të Hezbollahut.

“Ky eliminim synon të mbrojë qytetarët e Izraelit,” tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagarinë një deklaratë për shtyp, duke shtuar se Izraeli nuk po kërkon përshkallëzim rajonal./abcnews.al