Hamasi pretendon se krahu i tij i armatosur, Brigadat Al Qassam, po kryen një “breshëri raketash” në qytetin jugor të Izraelit, Ashkelon.
Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se sirenat e raketave u dëgjuan në qytet në orën 13:00 me orën lokale, por nuk ka lëshuar raporte për dëme, shkruan Sky News.
“Brigadat Al Qassam bombardojnë Ashkelonin me një breshëri raketash në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.
Ashkeloni është një qytet i mbrojtur nga sistemi mbrojtës i Iron Dome i Izraelit./abcnews.al