Hamasi u bëri thirrje myslimanëve, arabëve dhe mbështetësve të tij në mbarë botën, që të protestojnë masivisht të premten dhe të dielën. Në një deklaratë, Hamasi u bëri thirrje protestuesve që “në mënyrë aktive dhe intensive” të marrin pjesë në demonstratat që kërkojnë hapjen e kalimit Rafah dhe përfundimin e luftës së shkatërrimit në Gaza.
“Ne i bëjmë thirrje popullit tonë në vend dhe jashtë vendit, si dhe të gjithë anëtarëve të kombit arab dhe islamik, si dhe njerëzve të botës së lirë, të intensifikojnë mobilizimin popullor në ditët në vijim dhe të protestojnë të premten dhe të dielën, nën sloganin “Hapni kalimin në Rafah’ dhe ‘Ndaloni gjenocidin në Gaza’, thuhet në deklaratën e Hamasit.
Disa dërgesa të ndihmave humanitare kanë kaluar nëpër vendkalimin Rafah të kontrolluar nga Egjipti, por zyrtarët kanë deklaruar se nuk mjafton për të përmbushur nevojat e banorëve të Gazës.
Izraeli thotë se nuk ka në shënjestër civilët, vetëm terroristët e Hamasit dhe thekson se nuk kontrollon kalimin në Rafah.
Që nga sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit nga Hamasi, 74 kamionë me ndihma humanitare, 12 sot nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane kanë kaluar në Rripin e Gazës nëpërmjet kalimit Rafah.
Kamionët mbanin ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore, por jo karburant, pasi Izraeli ka frikë se mund të përfundojnë në duart e Hamasit, një shqetësim që Shtëpia e Bardhë e quajti legjitim.
/abcnews.al