Një anëtar i byrosë politike të Hamasit tha se një shkëmbim i burgosurve palestinezë me pengjet izraelite po diskutohet si pjesë e negociatave më të mëdha të armëpushimit.
“Një pjesë e negociatave është arritja e një marrëveshjeje armëpushimi për të pasur kohë dhe siguri të mjaftueshme për të mbledhur të dhëna përfundimtare dhe më të sakta”, tha në një deklaratë të enjten Basem Naim mbi pengjet e mbajtura në Gaza, shkruan CNN.
“Për shkak se ata janë janë në pallate të ndryshme, mbahen nga grupe të ndryshme, disa prej tyre janë nën rrënoja të vrarë me njerëzit tanë dhe ne negociojmë për të marrë pajisje të rënda për këtë qëllim”, shtoi ai.
Deklarata e tij ishte në përgjigje të pyetjeve të mediave nëse Hamasi ka refuzuar propozimin e fundit, të bërë në Kajro gjatë fundjavës, sepse nuk mund të lirojë 40 pengje në fazën e parë të një marrëveshjeje armëpushimi me tre faza.
Sipas një zyrtari izraelit dhe një burimi të njohur me diskutimet, Hamasi u tha negociatorëve se aktualisht nuk ishte në gjendje të identifikonte dhe gjurmonte 40 pengje izraelite që plotësonin kriteret e kërkuara për një marrëveshje, duke rritur frikën se më shumë pengje mund të jenë të vdekur sesa dihet publikisht./abcnews.al