Grupi palestinez i rezistencës Hamasi akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për shmangie të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.
Në një intervistë me Channel 14 izraelit, Netanyahu pretendoi se ishte gati për një marrëveshje armëpushimi “të pjesshëm” për të lejuar kthimin e disa izraelitëve të mbajtur rob në Gaza.
“Qëndrimi i vërtetë i Netanyahut është të shmangë arritjen e një marrëveshjeje për të vazhduar luftën e ‘gjenocidit’ në Gaza,” tha në një deklaratë udhëheqësi i lartë i Hamasit, Izzat al-Rishq.
Ai i bëri thirrje administratës amerikane të “heqë mbulesën e heshtjes dhe paragjykimit” dhe të ushtrojë presion mbi Netanyahun dhe qeverinë e tij “për të ndaluar agresionin dhe luftën gjenocidale”.
Udhëheqësi i Hamasit theksoi se grupi i tij “po merret pozitivisht” me përpjekjet e ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi që “siguron një ndërprerje të përhershme të agresionit, tërheqje të plotë nga Gaza dhe një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve”.
Izraeli vlerëson se rreth 120 izraelitë mbahen nga Hamasi në Gaza.
/abcnews.al