Armëpushimi i përkohshëm nuk do të mjaftonte për të liruar më shumë se 100 pengje që Izraeli thotë se janë ende në Gaza, ka thënë një zyrtar i Hamasit.
Lufta Izrael-Hamas ka zhvendosur tashmë rreth 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre, duke rrafshuar pjesën veriore të territorit dhe ka rritur frikën se e njejta gjë do të ndodhë edhe në jug.
Por, një zyrtar i Hamasit tha dje se një “armëpushim i pjesshëm ose i përkohshëm i agresionit” nuk do të mjaftonte për të liruar pengjet. Më shumë se 20 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve.
Rreth 1200 izraelitë u vranë pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ndërsa rreth 240 njerëz janë marrë peng. Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se kanë zgjeruar operacionet e tyre edhe në jug të Rripit të Gazës.
/abcnews.al