“Nuk dua që familja ime të kthehet në Shqipëri, ne nuk jemi të sigurt atje”, thotë Mariola Gjyriqi, nënë e tre fëmijëve dhe gruaja e Hysni Gjyriqit. Familja shqiptare ka jetuar në Lure për 6 vjet dhe anëtarët e saj janë të integruar në mënyrë perfekte. Të premte, familja nga Shqipëria mori një OQTF (obligim për të lënë territorin francez) duke u dhënë atyre 48 orë kohë për t’u larguar.
Familja thotë se është e kërcënuar në Shqipëri, pas një konflikti në lagje, shtëpia e tyre u shkatërrua. “Nuk kemi shtëpi në Shqipëri”, thotë Mariola.
Familja Gyriqi ka paraqitur një ankesë për pezullim të vendimit në Gjykatën Administrative të Besançonit, por ata janë të tronditur nga lajmi. “Burri ka një kontratë punësime më CDI, fëmijët e mi janë të tre të arsimuar dhe kanë rezultate të mira, nuk e kuptoj këtë vendim të prefekturës”, shpjegon Mariola Gjyriqi.
Anëtarja më e vogël e familjes, Ersiola, 14 vjeç është ndjekur klasën e pestë në Kolegjin Albert Jacquard në Lure dhe e flet në mënyrë perfekte frëngjishten. Vajza ka rezultate të shkëlqyera.
“Ndihem si në shtëpi në Lure. Unë kam shumë miq këtu dhe e shoh të ardhmen e jetës time në Francë”, thotë Ersiola, raporton media franceze francebleu.fr.
Vëllai i saj Ergysi, 17 vjeç, është në vitin e fundit dhe ai e flet rrjedhshëm gjuhën frënge dhe planifikon që jetën e tij ta ndërtojë në Francë. “Unë dua të bëhem ekonomist” thotë i riu.
Gjyriqi jeton në Lure dhe i gjithë komuniteti flet mire për familjen shqiptare. Eric Houlley, kryebashkiaku i qytetit mbështet qasjen e tyre për të qëndruar në Francë. “Është një familje shumë mirë e integruar me ne, e cila nuk përbën problem. Unë respektoj ligjin, por aspekti njerëzor duhet të jetë i primat në këtë çështje”, tha kryebashkiaku i Lure.
Fati i Gjyriqit tani është në duart e Gjykatës Administrative të Besançonit, e cila duhet të vendosë. Prefektura e Haute-Saône nuk dëshiron të komentojë për situatën./abcnews.al