“Halli i familjes së tij nuk është i shqiptarëve”, Ibsen Elezi: Aleanca e Metës me Berishën është ‘aleanca e hallit’

schedule13:46 - 13 Shtator, 2024

schedule 13:46 - 13 Shtator, 2024

TIRANË- “Halli i Sali Berishës nuk është halli i qytetarëve shqiptarë”. Kështu u shpreh ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibesn Elezi, në një intervistë me “Tirana Live” në ABC News.

Sipas tij, opozita e sotme e ka humbur besueshmërinë pasi ndryshe zotohet në publik dhe ndryshe funksionon në terren.

“Elektorati e kupton se ai nuk ka këtë hall, por hallin e familjes së vet. Halli i familjes së tij nuk është halli i shqiptarëve. Njeriu krijon besim me akte. Ne kemi humbur besueshmërinë. Kjo opozitë e sotme ka humbur besueshmërinë. Ato që i thotë jo vetëm që nuk i bën, por bën të kundërtën.Po nuk ndërtove marrëdhënie besueshmërie me elektoratin, nuk ke votë. Copat e kalbura nuk mund të bashkohen”, tha ai.

Sa i takon “mbrojtjes” që Ilir Meta i bëri publikisht Sali Berishës pasi ky i fundit u mor i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, Elezi tha se kjo aleancë është krijuar nga halli dhe nuk e ndihmon aspak ish-kryeministrin.

“Aleanca e Metës dhe Berishës janë aleanca e hallit. Fakti që shprehet në favor të Berishës, në këtë bashkëpunim nuk sjell produkt dhe nuk përbën sens. Më shume ia përkqëson,sesa e ndihmon. Është mbështetje që nuk ka vlerë. Opozita është e fragmentuar. Problemi është a do të bashkohet”, tha ai/abcnews.al