Halle Berry e zhgënjyer: Prej 20 vitesh jam aktorja e vetme afrikano-amerikane me “Oscar”

schedule13:26 - 13 Janar, 2021

schedule 13:26 - 13 Janar, 2021

Aktorja e njohur hollywoodiane, Halle Berry, ka deklaruar se është fatkeqësi që një grua afrikano-amerikane nuk ka fituar çmim “Oscar” në kategorinë “Aktorja më e mirë”, prej triumfit të saj në vitin 2002.

Afërsisht 20 vjet pasi Berry u shpall fituese e shpërblimit akademik, për rolin e saj në filmin “Monster’s Ball”, Akademia e Arteve dhe Shkencave nuk e ka nderuar një aktore të komunitetit afrikano-amerikan me këtë çmim.

“Ajo që ma thyen zemrën është se unë me të vërtetë mendoja që ajo natë nënkuptonte se shumë shpejtë, edhe gratë tjera më ngjyrë do të qëndronin përkrahë meje, si triumfuese të merituara të këtij shpërblimi. Sot, kanë kaluar 20 vjet nga ai moment, dhe ende asnjë aktore afrikano-amerikane nuk është nderuar në kategorinë ‘Aktorja më e mirë’. Prandaj, çdo vit që mbahet ceremonia ‘Oscar’ unë bëhem reflektuese dhe mendoj, ‘ndoshta këtë vit’. Por jo, kjo ende nuk ndodhi. Dhe është vërtetë zemërthyese për mua ta shoh që deri më sot, asnjë aktore nga komuniteti im nuk ka qëndruar në atë skenë si triumfuese”, ka thenë Berry për “The Mirror”.

Kujtojmë që nga viti 2002, gjithsej 12 aktore afrikano-amerikane janë nominuar për çmimin “Aktorja më e mirë”, por asnjëra prej tyre nuk ka fituar.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!