Hallaçi: Kukësi ka forcë, Musta e di shumë mirë pse ka firmosur

schedule23:51 - 20 Janar, 2020

schedule 23:51 - 20 Janar, 2020

Ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku foli për disa tema rreth Superiore. Në fjalën e tij, Hallaçi u shpreh:

FORCA E KUKËSIT – “Sigurisht që e ka forcën, sepse Kukësi po bën disa vite në nivele të larta të futbollit shqiptar. Kukësi nuk e përmend fjalën presion, ka pasur pak luhatje, por prapë në vend të parë. Kukësi asnjëherë nuk mund të ndjejë presion, pasi ka vite që qëndron në vend të parë dhe në vend të dytë”.

FLAMURTARI – “Flamurtari do të bie nga Kategoria? Nuk do të bie nga Kategoria, por prapë këtu do të rrijë? Mendimi im, më mirë bie nga Kategoria dhe kur të vish, të vish tamam”.

STOLI I KUKËSIT – “Kuptohet, diferencat mes formacionit dhe pankinës janë të mëdha. Duke parë lojtarët e formacionit, nuk janë njësoj lojtarët e pankinës. Te Kukësi, nëse afron një lojtar, fjala e parë është që do të jesh alternativë, në pankinë, pasi Kukësi është ekip i kompletuar. Lojtarët e pankinës duan më shumë punë që të zëvendësojnë lojtarët e formacionet”.

BUXHETI – “Kukësi, mesatarisht me buxhet 1 milion euro, normale që ke kërkesë llogarie. Musta e di, kur ka ardhur te Kukësi, për çfarë ka ardhur. Për të dalë kampion. Gjici ka investuar dhe normalisht që kërkon rezultate dhe trofe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!