Rrahman Hallaçi, ish-kapiteni i Kukësit, ka folur në ABC News, në emisionin Pressing, për ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, që është kryendeshja e javës në Superiore. Kjo sfidë, do të luhet në Air Albania Stadium dhe do të ketë absolutisht fokusin më të madh të futbollit shqiptar. Hallaçi e nisi fjalën e tij duke folur për ndeshjen mes dy skuadrave, si dhe preku disa tema të tjera.
KUKËSI-TIRANA – “Sigurisht, është një ndeshje që pritet me mjaft interes. Të mos harrojmë, nuk vendoset këtu titulli kampion, edhe pse të dy skuadrat duan të tregojnë vlerat e tyre pasi vijnë nga barazimet. Tirana do të mendojë të tregojë diçka më shumë, por përballë skuadrës së Kukësit është shumë e vështirë”.
STADIUMI – “Mos të harrojmë që është pak e veçantë. Kukësi i thotë Partizanit dhe Tiranës. Po vij luaj në fushën tënde. Do e bënin Tirana dhe Partizani këtë? S’e besoj. Nëse Kukësi shpallet kampion, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”.
NDESHJA – “Kukësi erdhi nga një barazim që nuk la një shije të mirë, sepse e pësuan në sekondat e fundit. Presidentët duan fitoren, pasi nëse dalin barazim, Partizani afrohet shumë afër. Të mos harrojmë se Kukësi ka një të veçantë, sa më shumë minuta kalojnë, aq më i fortë bëhet. Tirana bie me kalimin e minutave, Kukësi rritet”.
KRAHASIMI – “Këtë nuk mund ta them, por unë shikoj Duron që është shumë i qetë gjatë gjithë ndeshjes. Edhe kur pëson gol, e ruan qetësinë dhe arrin të përmbysë. Ndërsa Tirana nuk e ka këtë gjë, e humb toruan nëse pëson”./abcnews.al