Hallaçi: Emocione të shikosh këtë stadium, shpresojmë t’a nisim me fitore

schedule19:42 - 23 Prill, 2022

schedule 19:42 - 23 Prill, 2022

Kukësi pret Laçin në “Kukës Arena”, duke nisur që nga ora 20:00. Një takim shumë i rëndësishëm për verilindort e Diego Longos të cilët më në fund kthehen në stadiumin e tyre për të luajtur ndeshjet si vendës.

Përpara këtij dueli për “Supersport” foli edh eish kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, i cili ishte shumë i lumtur që më në fund skuadra do të ketë stadiumin e saj, ndërsa ka një thirrje për tifozët që me prezencën e tyre të ndihmojnë Kukësin të fitojë trofe.

“Kur e shikon veten kaq afër fushës është shumë emocion. Më bëhet qejfi për këtë stadium. Do ta gëzojnë breza pas brezi, është bërë një ambient shumë miqësor, shpresoj që Kukësi të synoj majat. Duhet përmendur edhe Gjici që po bën maksimumin, stadium sjell zhvillim, shpresoj që pas kësaj feste Kukësi të marrë edhe një fitore. Stadium është i tejmbushur dhe e kanë pritur me padurim rikthimin dhe është një armë plus për skuadrën”.

A do të jenë sërish një numër kaq i lartë tifozësh edhe në vazhdim? “Patjetër që do të ketë sepse ky stadium është bërë për tu mbushur. Gjithë ky stadium është gjynah të rrijë bosh”.

Sa do ta ndihmojë stadium? “Do ta ndihmojë shumë, edhe pse skuadra ka luajtur jashtë ka marrë maksimumin, por ka vuajtur, kur kemi pasur publikun kemi marrë trofeun. Me një tifozllik të mrekullueshëm objektivi mund të arrihet.

Me një festë të mrekullueshme shpresoj që të merren edhe tre pikët ndaj Laçit se janë afruar Vllaznia dhe Partizani, shpresoj që tifozët të rikthehen të lumtur në shtëpi”, u shpreh Hallaçi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!