“Halilit do i shkojnë lekët kot”, Dabulla: Tirana për titull? Mrekullitë ndodhin në përralla

schedule00:10 - 29 Janar, 2021

schedule 00:10 - 29 Janar, 2021

Rezart Dabulla, legjendë e Tiranës dhe kampion i shumëfishtë kombëtar me bardheblutë është i ftuar sot në emisionin “Pressing” në ABC. Vëmendja e tij është te skuadra e zemrës dhe sipas tij kampionët në fuqi do e kenë të vështirë këtë sezon për të kapur majen.

“Halilit paratë e harxhuara në verë do i shkojnë kot. Kanë ardhur lojtarë të dobët e më pas u paguan shumë para për të zhbllokuar merkaton. Erdhën edhe lojtarë në janar dhe janë shpenzim i madh. Kam respekt për Shehin dhe shpresoj të dalë kampion, por kjo është një mrekulli dhe unë mendoj se ata ndodhin vetëm në përralla.

Nëse Tirana kap një vend në Kupat e Europës është arritje e madhe. Nga ajo që kam parë shoh një krisje shumë të madhe të klubit me tifozët. Ata janë shumë skeptikë dhe nuk janë dakord me zgjedhjet e Tiranës në këto kohët e fundit. Klubi nuk diti t’i afronte tifozët as kur fitoi titullin.

Në studio  jem katër vetë që kemi luajtur me Tiranën dhe po nuk pati presion atje, nuk fitohet. Është fryma e tillë. Pa presion ai klub s’do ishte kurrë. Atje fiton kush përballon presionin. Atje kur kemi luajtur presioni ka qenë si të haje bukë.

Shpresojmë që Orgesi të ketë fat dhe të përballojë presionin. Të mos dëgjojë njerëzit që rrinë afër presidentit, që sorollaten. Janë njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli dhe prishin punë. Do më pëlqente që te Tirana presidenti të bëjë rolin e tij, ai i joni bën shumë gjëra. Presidenti duhet të jetë i tillë”, u shpreh Dabulla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!