Halili ultimatum Tiranës, Kyrian Nwabueze bëhet çështje te Laçi

schedule08:39 - 27 Nëntor, 2020

schedule 08:39 - 27 Nëntor, 2020

Tirana dhe Laçi nuk e kanë nisur mirë sezonin. Mjafton të shohësh renditjen për ta kuptuar. Në kampin bardheblu nuk janë të kënaqur me katër pikët e grumbulluara në katër ndeshje, gjë krejtësisht normale. Mes atyre që janë të zhgënjyer është edhe presidenti Refik Halili.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, kreu i klubit bardheblu pret që skuadra e tij deri në fund të dhjetorit të rikuperojë pikët e humbura dhe të ngjitet në krye të klasifikimit. Këtë objektiv Halili ua ka shprehur lojtarëve dhe stafit dhe pret që të realizojnë.

 

Për të kaluar te Laçi, ku gjithashtu ecuria nuk ka qenë e duhura dhe kurbinasit renditen në vendin e tretë nga fundit me vetëm tre pikë. Një ditë më parë u konfirmua largimi i trajnerit Armando Cungu, kurse çështja tjetër duket se është sulmuesi Kyrian Nwabueze.

Për të u raportua online se nuk po impenjohet maksimalisht në seancat stërvitore për shkak se e ka mendjen të largohet. Më tej thuhet nga gazeta e përmendur më lart se golashënuesi i sezonit të shkuar ka marrë një ofertë nga Egjipti, konkretisht nga skuadra e Ceramica Cleopatra, që transferoi pak kohë më parë edhe Winnful Cobbina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!