Halili shfryn: Arbitër masakër, kjo ishte një humbje që djeg!

schedule21:28 - 21 Shtator, 2019

schedule 21:28 - 21 Shtator, 2019

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur për Supersport pas ndeshjes mes ekipit të tij dhe Kukësit, të cilën e humbën 2-1. Numri një i bardhebluve nuk u përmbajt aspak dhe i gjithë vrulli i tij, ishte kundër arbitrit kryesor të takimit. Në fjalën e tij, Halili u shpreh:

“Humbje që na dhemb, arbitri iusht i dobët. Ky arbitër për të disatën herë shkatërron Tiranën. Ul ritmin e lojës dhe bën masakër. Kush të doje, le ta mbajë. Është masakër! Është e qëllmshme! Do e shikoni në kronika atë që ka bërë.

Do respektojmë kampionatin. Ndeshjet i marrim me radhë. Shpresojmë të ecim përpara”, tha presidenti Halili./abcnews.al