Halili me këmbë në tokë: Për titullin është ende herët

schedule22:43 - 25 Tetor, 2021

schedule 22:43 - 25 Tetor, 2021

Presidenti i Tiranës,Refik Halili, ka pohuar se fitorja e derbit është një fitore me shumë peshë.

Në një intervistë për “SuperSport” Halili u shpreh kështu:

“Derbi ka rëndësi shumë të madhe për ne. Kuptohet që është një ndeshje e rëndësishme, i ka rezultatet të gjitha brenda. Jemi të kënaqur që e fituam këtë ndeshje, shpresojmë të festojmë sonte dhe çunat të ecin para.

Për sa i përket klasifikimit, jemi në vend të parë, por për të folur për titull duhet punë e të fitojmë ndeshje të tjera që të ecim para. Sa i përket titullit, është shumë, shumë shpejt, kemi shumë punë për të bërë.”/abcnews.al