Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998. Ai pretendon për një borxh prej rreth 700 milion lekësh të vjetra, teksa djali i tij ka reaguar pas deklaratës së Refik Halili. Presidenti aktual i bardhebluve u shpreh se ka dashur të kontribuojë te Tirana që në vitin 1996.
Djali i Metush Seferit, Alban Seferi ka postuar një koment thumbus ndaj Halilit në rrjetet sociale, duke theksuar se ky i fundit gënjen dhe t’i gëzohet titujve të Kategorisë së Parë.
“Refik je i “madh”, tani na dole te Tirona qe ne 96-97 ppfff genjeshter(me bisht madje)ske pas lidhje me Tironen nga 93 e deri ne shtator 98 kur im ate e la edhe erdhi Lut Nuri(qe ka qene disa here sposorizues edhe ne ato vite po ti jo)me vone nuk e di po ne per here te pare te kemi degjuar si donator ne 2004 ti na thua 96-97,mer kete kampionat qe po vjen “papritur” drejt nesh….po sa per histori beje me krahet e tua e mbaj titujt e tu(ske shume po mbaji me gjithe titullin kampion ne kat 1 qe e ke ekzluzivitet) se me titujt e viteve 93-98 (3 kampionate 3 kupa e 3 superkupa) ste lidh asgje. Forca Tirona”, shkruan Seferi. /abcnews.al