Halili: Cobbinah dhe Egbo konfirmohen, do bëjmë 4-5 blerje brenda 10 ditësh

schedule22:27 - 29 Korrik, 2020

schedule 22:27 - 29 Korrik, 2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për Supersport menjëherë pas ceremonisë së titullit kampion, ku u shpreh: “Egbo ka pasur dëshirë që të vazhdojë të drejtojë skuadrën. Kemi bërë një pak që pas përfundimit të kampionatit të bëjmë një marrëveshje. Egbo do të jetë pjesë e Tiranës, do të jetë trajner. Do ulemi do të bisedojmë për çështjen financiare. Kam pretendime për t’i bërë mbështetje me staf më të shumtë. Të zgjedhë edhe pak staf më shumë. Do të jetë mirë për skuadrën dhe do t’i shërbejë më shumë skuadrës.

Do të kemi brenda datës 10 do të kemi 4-5 blerje, të cilët do t’i shikojmë në fushë dhe nuk mund të flasim që do të jenë të mirë apo të këqinj.

Shtimi i stafit? Do ta bisedoj me Egbonë. Ka nevojë dhe për një ndihmës tjetër. Do t’i zgjedhë vetë. Kam menduar të jetë edhe 1. Ndeshjet do të jenë më të shpeshta. Shpresojmë që në Europë, mos shkojmë për një udhëtim. Ndaj po kërkojmë të bëjmë dhe një merkato cilësorë. Duam të kalojmë ture.

Sa lojtarë do të konfirmohen? Kemi arrit të bëjmë marrëveshje me shumë kujdes. Do të konfirmojmë Cobinnah. Mua nuk më mban kontrata. Batha dhe Hoxhallari do të jenë pjesë e klubit tonë. Do të punojmë çdo ditë për të shkuar aty ku duam ne.

Kemi folur me Ngoo para 2 ditësh, i kemi bërë propozimin dhe besoj se do të arrijmë të bëjmë një marrëveshje për ta pasur pjesë edhe për një sezon tjetër.

Titulli pikënisje për të dominuar futbollin? Këto blerjet ne i bëjmë për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Them se do të jemi të denjë për të përfaqësuar dhe kampionatin shqiptar. Gjej rastit të falenderoj të gjithë stafet dhe futbollistët e të gjithë ekipeve. Të jemi mirë me shëndet. Falenderoj edhe FSHF, që na ka dhënë një farë ndihme për licencimin. Qoftë përfaqësues ligjor, qoftë përfaqësues të financës. Skuadra nuk ka qenë në nivelin e duhur më përpara. Besoj se tani e ka forcën”, u shpreh Halili./abcnews.al