Ish-ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, e ka cilësuar një turp veprimin e presidentit Joe Biden, i cili lejoi që presidenti i Iranit, Ebrahim Raisit të vizitonte Amerikën.
Ajo tha se taksat e qytetarëve amerikanë po përdoren për mbrojtjen e presidentit të Iranbit gjatë vizitës së tij në SHBA.
Sipas saj e gjithë bota e di se regjimi vrastar i Ebrahim Raisit ka komplotuar për të vrarë qytetarët amerikanë në tokën e tyre.
Postimi i Nikki Haley në twitter:
Dollarët tanë tatimorë po përdoren për të ofruar siguri për presidentin e Iranit gjatë vizitës së tij.
Regjimi brutal i Ebrahim Raisit komplotoi për të vrarë amerikanët në tokën amerikane dhe është përgjegjës për terrorin në mbarë globin
Është një turp që Presidenti Biden e lejoi atë të shkelte në vendin tonë
/Abcnews.al/