Haley: Të dëgjohen gratë që akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual

schedule11:26 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 11:26 - 11 Dhjetor, 2017

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Niki Halei ka befasuar me nje deklaratë te saj në një intervistë për rrjetin amerikan CBS. Ajo ka dalë kundër presidentit Trump dhe në mbrojtje të grave që denoncojnë ngacmimet seksuale

Gratë që kanë akuzuar Donald Trump për ngacmim seksual, duhet të dëgjohen. Deklarata befasuese vjen nga një shtyllat kryesore të administratës Trump, Nikki Haley, ambasadore amerikane në OKB. Haley në këtë mënyrë përballet me Shtëpinë e Bardhë sippas së cilës akuzat ndaj Tramp janë të rreme dhe duhen arkivuar. Por për ish guvernatoren e Kaorlinës së jugut, ato gra meritojnë vëmendjen e duhur

Në një intervistë për rrjetin amerikan CBS, Hali tha se disa gra që akuzonin presidentin gjatë fushatës elektorale janë dëgjuar dhe cdo gura që është ndjerë e dhunuar apo keqtrajtuar ka të drejtë të flasë. Fjalë të ashpra këto nga një personalitet i rëndësishëm i administratës, që sipas mediave amerikane do të detyrojnë presidentin amerikan të mbrohet sërish.

E fundit që ka akuzuar Tramp është një ish prezantuese e Foks Njus, Juliet Huddy, e cila rrëfeu se presidenti ishte përpjekur ta puthte në vitin 2005. Por ajo shtoi se kishte qenë një episod i izoluar, në një ashensor, dhe që Tramp më pas nuk ishte përpjekur më t’i afrohej apo ta ngacmonte.

Prej ditësh skena politike amerikane është në qendër të vëmendjes për sa i përket skandaleve seksuale. Tent Franks, deputet republikan i Arizonësm dha dorëheqjen pas hetimeve për ngacmime seksuale nga komisioni etik i dhomës së deputetëve. Para tij të njëjtën gjë bëri Al Frabken senator demokrat, i cili u akuzua nga tetë gra për ngacmime seksuale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!