Hakmarrjet dhe vrasjet tragjike, Massafra: Shumë nëna vuajnë sot, iu është thyer zemra

schedule15:16 - 13 Qershor, 2020

schedule 15:16 - 13 Qershor, 2020

Vrasjet e ndodhura në vend përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reagimin e fortë të arqipeshkvit të Shkodrës, Angelo Massafra.

Ai ka bërë apel që familjet të heqin dorë nga vrasjet dhe hakmarrjet pasi shumë zemra nënash po lëndohen nga vrasja e djemve të rinj.

Massafra theksoi se hakmarrja është fitorja e dashurisë, dhe jo të vrasësh atë që të ka vrarë.

“Kujtojmë vrasjet e fundit, ato nëna vuajnë si zonja Mëri, u janë thyer zemrat. Hakmarrja është fitorja e dashurisë, jo me i bërë të keqen atij që na ka bërë të keqe, të vrasësh atë që të ka vrarë.

Sa nëna vuajnë sot për shumë arsye, fëmijët ikin jashtë, braktisin familjen. Nuk është e drejtë që fëmijët të braktisin nënat

Nuk duhet t’i bëjmë të keqen atij që të ka bërë të keqen e të vrasësh atë që të ka vrarë. Ju prindërit keni dhënë gjak gjatë komunizmit për të ushqyer fëmijët e sot pranoni braktisjen për të qenë ata më mirë”, tha Massafra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!