Hakmarrje ndaj administrates Trump/ Kina dëbon gazetarët amerikanë

schedule09:15 - 18 Mars, 2020

schedule 09:15 - 18 Mars, 2020

Kina  përshkallëzoi luftën e saj propagandistike me Shtetet e Bashkuara, mbi atë se kush do të fajësohet për përhapjen e koronavirusit, duke vendosur masa kufizuese në disa ndërmarrje të medias së njohur botërore, përfshirë The New York Times, The Washington Post dhe Wall Street Journal, duke shkaktuar një kundërshtim të fortë nga administrata Trump.

Është vetëm masa e fundit e marë nga Pekini për të ndëshkuar SHBA-në për raportimin e saj mbi pandeminë globale, ku origjina e së cilës është gjurmuar në Wuhan, Kinë, shkruan News18

“Vendimi i Partisë Komuniste Kineze për të dëbuar gazetarët nga Kina dhe Hong Kongu është një tjetër hap drejt privimit të popullit kinez dhe botës, nga aksesi në informacionin e vërtetë në lidhje me Kinën,” tha në tweet-er Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje krerëve të Kinës të revokojnë përpjekjet e tyre nga dëbimi i gazetarëve dhe përhapja e dezinformatave, për t’u bashkuar me të gjitha kombet në ndalimin e koronavirusit Wuhan.”

Në një deklaratë, Kina kufizimet e reja për gazetarët amerikanë,  i quajti një hakmarrje ndaj administratës Trump, për kontrollin e numrit të gazetarëve nga pesë media kineze të drejtuara nga shteti kinez, që punojnë në Shtetet e Bashkuara, gjatë muajit të kaluar.

Një zëdhënës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës akuzoi SHBA- në ” krijimin e vështirësive” për gazetarët  kinezë dhe duke iu nënshtruar atyre “diskriminimit  dhe shtypjes  politike”.

Si përgjigje, Kina tani ka kërkuar informacion me shkrim për gazetarët dhe shefat e tyre në degët me bazë në Kinë të New York Times, Wall Street Journal, revistës Washington Post dhe Time, përfshirë financat e tyre dhe pronat e pasurive të patundshme në Kinë.

“Individët që ne i identifikuam disa javë më vonë,  nuk ishin media që vepronin lirshëm,” tha sekretari i shtetit Mike Pompeo.

“Ata ishin pjesë e mediave kineze të propagandës. Ne i kemi identifikuar këto si misione të huaja nën ligjin amerikan. Më vjen keq për vendimin e sotëm të Kinës, për të përjashtuar më tej aftësinë e botës për të kryer operacione të shtypit të lirë “.

Qeveria kineze u ka dhënë gazetarëve katër ditë  për të njoftuar Departamentin e Informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se duhet t kthejnë kartat e tyre të shtypit brenda 10 ditëve kalendarike.

“Ata nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si gazetarë në Republikën Popullore të Kinës, përfshirë Rajonet e saj të veçanta të Hong Kong dhe Macao”, thuhet në deklaratë.

Kina i quajti rregullat e reja të ashpra por si “vetëmbrojtje të ligjshme dhe të justifikuara në çdo kuptim”.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!