Hakmarrje dhe ironi, Greca dhe agjenti i tij tallen me trajnerin e Gjilanit

schedule16:59 - 20 Shtator, 2020

schedule 16:59 - 20 Shtator, 2020

Bedri Greca zhvilloi një ndeshje të madhe sot dhe realizoi tre nga katër golat e Feronikelit në triumfin 4-0 ndaj Gjilanit.

Sulmuesi anësor u hakmor ndaj Gentian Mezanit, trajnerit të “Skifterave”. Greca ishte pjesë e Gjilanit fazën e parë të sezonit të kaluar, por trajneri s’e kishte në plane dhe në janar iu bashkua Laçit.

 

Biseda mes Grecës dhe Bodes…

29-vjeçari ka përfituar për të bërë gallatë me trajnerin vlonjat në rrjetet sociale gjatë një bisede me agjentin e tij, Franci Boden.

Më ngeli merak, t’ia kishe bërë edhe një gol të katërt Mezanit“, i shkruan Bode, teksa e menjëhershme është replika e lojtarit ofensiv.

Kemi edhe tre ndeshje të tjera, nëqoftëse do të jetë akoma aty“, përgjigjet Bedri Greca. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!