“Hakmarrja” e Mourinhos, prish planet e Manchester United

schedule10:20 - 22 Nëntor, 2019

schedule 10:20 - 22 Nëntor, 2019

Jose Mourinho duket se do të marrë hak ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester United, kësaj radhe në merkato. Strategu portugez u shkarkuar në dhjetor të 2018-ës nga “Djajtë e Kuq” dhe tashmë është rikthyer në Premier League, me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Menjëherë, portugezi ka bërë një listë me lojtarët që dëshiron të sjellë në Londër, ku mes tyre janë dhe dy objektivët kryesorë të Manchester United. “Djajtë e Kuq” duan me doemos dy futbollistë, James Maddison dhe Bruno Fernandes, por Jose Mourinho dhe Tottenhami i tij janë futur bindshëm në garë.

Madje, mediet britanike raportojnë se “Spurs” janë favoritët për të siguruar firmën e Maddison, ndërsa Sporting Lisbona është e lumtur të dëgjojë të gjitha ofertat për mesfushorin Bruno Fernandes. Mourinho duket se është rikthyer në Premier League vetëm që të hakmerret ndaj skuadrës që e shkarkoi jo më shumë se një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!