Hakmarrja” e Jean – Marie Le Pen ndaj së bijës

schedule13:20 - 9 Shkurt, 2018

schedule 13:20 - 9 Shkurt, 2018

Marine Le Pen liderja e Frontit kombëtar në Francë ka humbur betejën ligjore ndaj babait të saj Jean Marie Lë Pen. Gjykata e Versajës vendosi që 89 vjeçari të jetë President nderi i partisë që bashkëthemeloi, pavarësisht se u përjashtua në 2015-ën pikërisht nga vajza e tij.

Jean-Marie Le Pen, 89 vjeç, bashkëthemeloi në vitin 1972 Frontin Kombëtar në Francë, parti nga e cila u përjashtua në vitin 2015. Aktualisht partia drejtohet nga vajza e tij Marine Lë Pen e cila u rendit e dyta pas Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të 2017-ës.

Mediat franceze shkruajnë se Jean Marie Lë Pen është hakmarrë në mënyrë të çuditshme ndaj së bijës e cila kërkoi dhe arriti përjashtimin e tij nga partia. Tahsmë Jean Mari pas vendimit të gjykatës franceze do të jetë president nderi i kësaj partie.

Le Figaro shkruan se kjo është një fitore e tij e arritur në sallën e gjykatës së Versajës. Gjykata ishte mbledhur për të vendosur në një debat të gjatë mes drejtuesve aktualë të Frontit Kombëtar dhe bashkëthemeluesit të partisë. Debat që nis në 2015-ën kur Le Pen u përjashtua pas disa deklaratave mbi emigracionin dhe Holokaustin – ku sipas tij dhomat e gazit janë vetëm një detaj I historisë. Dhe ishte pikërisht vajza e tij Marin, e cila synonte presidencën në atë periudhë, që kërkoi përjashtimine tij

Pas kësaj Jean Marie Lë Pen, denoncoi partinë duke kërkuar që të ishte President nderi i saj për faktin se e kishte bashkëthemeluar. Dhe në këtë pikë gjykata e Versajës i dha të drejtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!