TIRANË– Në SPAK është depozituar më 17 mars dhe është regjistruar një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës për akuzat e rënda të drejtimit të organizatës kriminale dhe vrasjes.
Kallëzimi është bërë nga Shote dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, dy motrat që kërkojnë drejtësi për vrasjen e vëllait të tyre Sokol Haklaj në qershor 1997, së bashku me mikun e tij Brahim Rrustemi në Urën e Milotit, dhe 5 vite më vonë vrasjen e babait dhe vëllait tjetër të tyre, Elez dhe Cen Haklaj, më 8 maj 2002 në Bajram Curri.
Avokati ishte i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ndërsa tha se ky kallëzim është regjistruar në Prokurorin e Posaçme. Sipas tij, Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale janë organizatorët dhe porositësit e vrasjes së fisit Haklaj në Tropojë.
“Kallëzimi është regjistruar më 18 mars është regjistruar, Sali Berisha ë bashkë me organizatën tij janë akuzuar për vrasjet. Kjo dosje e dytë që ka shkuar në SPAK për vrasjen e tre peronave, babanë dhe dy djemtë e tij, Elez Haklaj dhe dy djemtë e tij Sokoli dhe Ceni, që ishin kushërin të parë të Fatmir Haklajt, Krimi i parë që Berisha sulmoi Haklajn është prita që ngrit në urën e Zogut, me forca të gardës dhe me mercenarë që kishte marrë nga Tropoja dhe që i kishte Sali Berisha”, tha ai.
Ai theksoi se Sali Berisha e kishte shpallur armik të Fatmir Haklaj dhe më pas siç thotë ai realizoi vrasjen e pjesëtarëve të fisit Haklajt.
“Si për vrasjet e katër vëllezërve Haklaj, edhe tre pjesëtarë e familjes Elezit. Vetë Haklaj kanë bërë një hetim të jashtëzakonshëm. Të gjitha janë çuar në SPAK, është masakër e vërtetë, dhe këtë e organizoi Sali Berisha. Ai i kishte shpallur armik Fatmir Haklajn dhe të gjithë familjen”, tha ai.