Achraf Hakimi është detyruar të mbyllë veshët për të mos i dëgjuar plotësisht kontestimet e tifozëve të Maccabi Haifa në ndeshjen e Champions League.
Ata e kontestuan mbrojtësin maroken në momentin që u fut në fushën e lojës dhe e gjitha kishte të bënte me prapavijë politike.
Hakimi në të shkuarën ka dhënë një mesazh pro Palestinës, që siç dihet është në konflikt me Izraelin. Ata nuk kanë harruar dhe e kanë kontestuar futbollistin e PSG-së. / abcnews.al