Interi ka arritur akordin me Achraf Hakimin, mbrojtësi i djathtë ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka bërë fotot e para si një lojtar zikaltër. 40 milion euro do të kushtojë kartoni i 21-vjeçarit maroken, teksa pritet vetëm përgjigja e Real Madrid për të zyrtarizuar transferimin e lojtarit në Serie A.
Për të ulur disi entuziazmin e Antonio Contes dhe tifozëve të Interit, ka menduar Zinedine Zidane. Trajneri i “Los Blancos” ka folur rreth lojtarit anësor (i kaloi te Dortmund dy sezonet e fundit) në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme në “Santiago Bernabeu” kundër Getafes (ora, 22:00).
“Hakimi është një nga futbollistët tanë dhe duhet të vlerësojmë disa situata, të karakterit sportiv dhe ekonomik. Gjërat do të ndodhin, por na duhet të presim e të shohim. Janë zgjedhje që i përkasin klubit, lojtarit dhe trajnerit“, deklaron francezi i stolit të Realit. /abcnews.al