Hakimi akuzohet për abuzim seksual, shpërthen avokati: Klienti im është viktimë e një tentative zhvajtjeje

schedule14:24 - 3 Mars, 2023

schedule 14:24 - 3 Mars, 2023

Fanny Colin, avokati i Achraf Hakimit, denoncoi si një tentativë zhvajtjeje ndaj lojtarit të PSG-së, i paditur sot për një përdhunim të dyshuar se e ka kryer javën e kaluar.

“Gjatë seancës të zhvilluar me kërkesën e tij të shprehur, Hakimi i ka mohuar me vendosmëri akuzat kundër tij. Ju kujtoj se aktakuza që pasoi këtë seancë është një hap i domosdoshëm për këdo që është objekt i akuzës për përdhunim dhe në fund i ofron Hakimit mundësinë të mbrohet duke i garantuar atij një numër të madh të drejtash, në radhë të parë është të njiheni me dosjen.

Pas disa orësh të seancës, kuptuam se kallëzuesi nuk pranoi të bënte denoncim, t’i nënshtrohej analizave mjekësore dhe psikologjike dhe të përballej me Achraf Hakimin, megjithëse akuza bazohet vetëm në fjalët e saj. Për mendimin tim, nga dokumnetet që disponon policia gjyqësore rezulton se zoti Hakimi në këtë rast ka qenë objekt i tentativës për zhvatje”, ka përfunduar avokait i tij duke folur për “RMC Sport”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!