Hakil Osmani: Nesër fillon rritja e temperaturave, si do të jetë moti këtë javë

schedule09:02 - 22 Qershor, 2020

schedule 09:02 - 22 Qershor, 2020

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar në emisionin ABC-ja e mëngjesit se si do të jetë moti gjatë javës në vazhdim.

Ai theksoi se nga dita e nesërme do të fillojë rritja e temperaturave që do të kulmojë këtë të dielë.

Ndërsa deri ditën e shtunë moti do të jetë i alternuar me vranësira, ndërsa të dielën do të kemi një tjetër situatë.

“Vranësirat priten të vazhdojnë deri të premten edhe të shtunën në disa vende. Ndërsa të dielën do të rikthehen kthjellimet. Pritet që deri në fundjave temperaturat të shkojnë në 36 gradë që është 4 gradë më shumë se në kohë normale për muajin ku ndodhemi.

Shiu nuk do të ndikojë në vlerat termike. Pritet që era të ulë intensitetin e saj dhe parametrat e erës dhe dallgëzimi të mos jenë problematikë për trafikun detar. Rritja e temperaturave fillon ditën e nesërme pasi sot është në vlerën e djeshme. Nesër kemi rritje nga 1 deri 2 gradë celcius, ndërsa vlerat maksimale deri në 32 gradë”, tha Osmani. /abcnews.al