Hakerimi i sistemeve, Salianji: Të rigjenerohet të dhënat e shqiptarëve

schedule16:01 - 24 Shtator, 2022

schedule 16:01 - 24 Shtator, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkon që shteti shqiptar të rishohë mundësinë e rigjenerimit të të dhënave personale të shtetasve shqiptarë në kushtet kur të gjithë këto të dhëna janë tashmë të ekspozuara.

Sipas Salianjit, qëllimi i hakerave ishte të destabilzojnë Shqipërinë.

Për deputetin demokrat të dhënat mund të sjellin konflikte mes grupeve kriminale.

Opozita është ofruar të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë në vend, duke sjellë në vëmendje faktin se ngjarja ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!