Hakerat publikojnë numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë

schedule18:13 - 29 Gusht, 2022

schedule 18:13 - 29 Gusht, 2022

Faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Marrja e informacioneve dyshohet të jetë bërë pas hakërrimit që iu bë në muajin korrik disa prej web-ve të institucioneve shqiptare.

Ndërkohë që më herët “Homeland Justice” ka bërë publike edhe e-maile të institucioneve më të rëndësishme shqiptare, përfshirë edhe ato të kryeministrit Edi Rama.

Përveç institucioneve ligjzbatuese shqiptare, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur dhe specialistë nga FBI-ja amerikane për të hetuar rastin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!