Hakerat kinezë në kërkim të vaksinës pasi kanë spiunuar tashmë kompani në të gjithë botën

schedule22:49 - 22 Korrik, 2020

schedule 22:49 - 22 Korrik, 2020

Dy hakera kinezë kanë vjedhur sekrete tregtare nga shumë shoqëri në të gjithë botën për një vlerë prej qindra milion dollarësh. Dhe tashmë janë në veprim për të marrë rezultatet e kërkimeve për vaksinën anti Covid 19.

Kudo që të jetë. Departamenti amerikan i Drejtësisë i ka akuzuar ata për sulm kibernetik, sipas raportimeve të Associated Press.

Zv/prokurori amerikan Xhon Demers u shpreh se Kina tashmë është rreshtuar në një front me Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, duke u bërë pjesë e klubit të turpshëm të vendeve që i ofrojnë një strehë të sigurtë hakerave në këmbim të punës së tyre në interes të shtetit.

Kjo duke shtuar oreksin e madh të partisë komuniste kineze për pronat intelektuale të përfituara me shumë punë nga shoqëritë amerikanen dhe jo ato kineze, përfshirë dhe kërkimet për Kovid 19.

Asociated Press shkruan se nuk ka prova që dëshmojnë se puna e hakerave ka qenë e suksesshme.

Muajt e fundit dy hakerat kanë studiuar brishtësinë e rrjeteve të kompjuterëve të shoqërive të njohura publikisht për punën e tyre në kërkim të një vaksine.

Departamenti amerikan is htetit këmbëngul se ata janë përpjekur: fillimisht në muajin janar në rrjetin kompjuterik të një shoqërie bioteknologjike të Masacusets e njohur pasi është në kërkim të një vaksine të mundshme.

Dhe më pas në një shoqëri të Merilend, një javë pasi kishte deklaruar se po kryente punime shkencore për koronavirus.

Një javë më parë autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar akuzuan një grup hakerash të lidhur me shërbimin rus të inteligjencës, për përpjekje për të vjedhur të dhëna nga disa kompani./abcnews.al