Hakerat bëjnë “kërdinë” në Twitter, vidhen të dhënat e miliona përdoruesve

schedule10:23 - 6 Janar, 2023

schedule 10:23 - 6 Janar, 2023

Hakerët vodhën adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitter dhe i postuan ato në një forum hakerimi në internet, raportoi Reuters, duke cituar një studiues të sigurisë.

“Shkelja për fat të keq do të çojë në shumë sulme hakerash, phishing të synuar dhe publikimin e informacionit personal”, shkroi në LinkedIn bashkë-themeluesi i Hudson Rock, Alon Gal.

“Është një nga vjedhjet e informacionit më serioze që kam parë”, shtoi ai.

Twitter nuk e ka komentuar raportin, të cilin Gall e postoi në mediat sociale më 24 dhjetor, dhe as iu përgjigj pyetjeve në lidhje me shkeljen që atëherë. Është e paqartë nëse kanë ndërmarrë hapa për të hetuar rastin dhe për të menaxhuar shkeljen.

Reuters nuk mund të verifikonte nëse të dhënat në forum ishin autentike dhe vinin nga Twitter. Troy Hunt, krijuesi i faqes së njoftimit të shkeljeve Have I Been Pawned, pa të dhënat e hakëruara dhe tha se Twitter dukej “afërsisht siç përshkruhet”.

Nuk ka asnjë tregues për identitetin ose vendndodhjen e hakerit ose hakërreve ose kohën e ndodhur. Mund të ketë ndodhur që në vitin 2021, përpara se Elon Musk të merrte pronësinë e kompanisë vitin e kaluar. Pretendimet filluan në dhjetor duke thënë se 400 milionë adresa emaili dhe numra telefoni ishin vjedhur.

Një vjedhje e madhe në Twitter mund të jetë me interes për rregullatorët në të dy anët e Atlantikut. Komisioni për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, ku Twitter ka selinë evropiane, dhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së po monitorojnë kompaninë në pronësi të Elon Musk për të parë nëse ajo përputhet me rregullat evropiane për mbrojtjen e të dhënave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!