Hajduti tenton të vjedhë makinën, çfarë ndodhi kur pa fëmijën në ndenjësen e pasme

schedule21:45 - 4 Shkurt, 2021

schedule 21:45 - 4 Shkurt, 2021

Një hajdut në Beaverton vodhi një makinë, por papritur gjeti një fëmijë të ulur në sediljen e pasme. Filllimisht, ai nuk e vuri re, por më pas e ktheu te fëmija.

Por si ndodhi vjedhja? Nëna e la makinën të shkyçur dhe hyri në market për të blerë qumësht dhe pak mish.

Sipas New York Post, ai e kuptoi shpejt që 4-vjeçari ishte në ulësen e pasme dhe u tërhoq përsëri në parking, duke e kthyer fëmijën tek nëna.

Hajduti urdhëroi nënën të merrte fëmijën përpara se të nisej në makinë.

“Padyshim, ne jemi mirënjohës që ai e solli të voglin përsëri dhe kishte mirësjellje për ta bërë atë”, u shpreh nëna e fëmijës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!