Hajdutët rumunë të bankomateve, dyshohet se 3 personat hynë në Shqipëri në dhjetor 2023

schedule10:13 - 18 Janar, 2024

schedule 10:13 - 18 Janar, 2024

Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ata kanë grabitur disa ATM në kryeqytet.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se rumunët, dyshohet se kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në dhjetor të vitit 2023 dhe më 9 dhjetor kanë kryer grabitjen e parë.

Gjithashtu, dyshohet se ata kanë kryer vjedhje të tilla edhe në vende të tjera.

“Policia ka rënë në gjurmët e këtyre 3 shtetasve rumunë. Dyshohet se këta 3 persona kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në muajin dhjetor. Rreth 1 javë më parë, policia shpërndau edhe fotot e tyre për identifikimin e tyre. Pas një jave, kanë mundur të indentifikojnë 3 shtetasit rumunë. Mënyra se si ata bënin grabitje ishte e sofistikuar. Ata bënin plastifikimin e kartave. Kanë mundur të marrin shuma të konsiderueshme parash, dyshohet se kanë arritur të marrin 5 milionë lekë. Ata kanë arritur të vjedhin edhe të dhëna të shtetasve të huaj. Ka pasur edhe 2 tentativa për të thyer bankomatet me dhunë.

Dyshohet se ata kanë hyrë në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe vjedhja e parë ka ndodhur më 9 dhjetor, sipas dokumentacionit të policisë, por edhe pamjeve filmike. Dyshohet se këta shtetas kanë kryer skema të tjera edhe në vende të tjera”, raportoi gazetari Leka./abcnews.al