Lojtari i Barçës, Ansu fati ka marrë një lajm aspak të mirë teksa ka mësuar se shtëpia e tij ka rënë pre e hajdutëve, kur po luhej derbi mes Barcelonës dhe Espaynol të shtunën.
Sipas “La Vanguradia”, kur hajdutët ‘mësynë” në shtëpinë e futbollistit, brenda ndodheshin familjarët e futbollistit të cilët po shikonin ndeshjen.
Siç raportohej hajdutët kanë marrë bizhuteri, para, ora që ndodheshin në katin e dytë, ndërsa familjarët po qëndronin në katin e parë.
Nga zhurmat e krijuara menjëherë familjarët e fati kanë lajmëruar policinë, por hajdutët ishin larguar në momentin e mbërritjes së policisë në vendngjarje. /f.a/abcnews.al