Hajdutët lënë pa ndriçim rrugën nacionale Korçë-Ersekë

schedule10:12 - 6 Korrik, 2018

schedule 10:12 - 6 Korrik, 2018

Dhjetra metër linear kabëll elektrik është vjedhur natën në rrugën nacionale Korçë – Ersekë. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e së premtes nga subjekti që ndërton rrugën, i cili ka bërë edhe denoncimin në polici. Sipas policisë janë vjedhur linjat e ndriçimit, në disa segmente të aksit nacional, në të cilat ka përfunduar rikonstruksioni.  Vjedhjet në Korçë vazhdojne të mbeten në shifra alarmante. Policia e Korçës bën të ditur se në 10 ditët e fundit janë vjedhur 16 banesa dhe biznese. Vetëm për 5 ngjarje policia ka mundur të identifikojë autorët. /abcnews.al