Hajdutët bëjnë kërdinë në shtëpinë e ish miss-it shqiptar, i vjedhin pasurinë me vlerë 400 mijë euro

schedule19:03 - 13 Korrik, 2022

schedule 19:03 - 13 Korrik, 2022

Ish miss-i Agnesa Vuthaj ka rënë pre e grabitësve në shtëpinë e saj në Çagllavicë. Gazeta Express raportoi më herët se modelja shqiptare ka dëshmuar në polici për vjedhjen. Ata kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe disa stoli prej ari.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajdutët vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raport.

 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!