Mediat italiane kanë publikuar detaje të tjera nga sherri mes shqiptarëve që përfundoi me një vrasje në Nettuno të Italisë.
Sipas mediave italiane që kanë publikuar emrat, autori i vrasjes pas një konflikti brenda familjes është 50 vjeçari Luan Zalta, ndërsa viktima është 45 vjeçari Shpend Allushi.
Autoritetet konfirmojnë se sherri është zhvilluar në sy të familjarëve të tjerë, pasi viktima kishte marrë trenin për të shkuar tek shtëpia e së motrës ku edhe mbeti i vrarë.
Sherri nisi pasi Allushi goditi kunatin, i cili më pas kapi një armë dhe qëlloi ndaj tij.
Gruaja e viktimës, ndërhyri dhe tentoi të ndalonte vëllain e saj. Gjatë përplasjes mes motrës dhe vëllait, pati edhe një të shtënë tjetër me armë zjarri, por për fat të mirë nuk u lëndua asnjë prej tyre.
Ishte 50 vjeçari që njoftoi më pas policinë duke i thënë që të vinin pasi kishte ndodhur tragjedia. Ai u arrestua pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e konfliktit vazhdojnë. /abcnews.al