Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hajdeni se më mbyti”, djali tenton të vrasë babanë me hanxhar në Lushnje, ndërhyn policia

schedule08:12 - 21 Prill, 2022

schedule 08:12 - 21 Prill, 2022

Lushnjë – Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Lushnje, ku një 25-vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë babanë e tij me hanxhar.

Ka qenë babai i të riut, shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës.

Policia ka shkuar menjëherë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.



Njoftimi i policisë:

Lushnjë – Ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!