Rey Manaj ka gjetur një mik te Barcelona dhe ai është Ivan Rakitic. Mesfushori kroat ka një raport pozitiv me sulmuesin lushnjar dhe diçka të tillë e ka treguar në postimin e bërë në Twitter.
31-vjeçari ka postuar një foto me Manajn, teksa shkruan fjalët Ajde Brate, ndryshe hajde vëlla. Sulmuesi i kombëtares kuqezi po stërvitet këto ditë me ekipin e parë dhe shpreson të grumbullohet për sfidën e kampionatit ndaj Eibar.
Diçka e tillë ndodhi ndaj Getafes, por 22-vjeçari qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol. Të gjithë tifozët shqiptarë shpresojnë që Manaj të debutojë sa më shpejt për Barcelonën, duke u bërë i pari futbollist kuqezi që aktivizohet me skuadrën e famshme. /abcnews.al
Ajde brate ?? pic.twitter.com/WALuOc4uq1
— Ivan Rakitic (@ivanrakitic) February 20, 2020